Ora News – Në 12:00 nis protesta e opozitës. Blindohet Tirana

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë nisur të vijnë nga qytetet e ndryshme qytetarët të cilët do i bashkohen protestës së opozitës në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? në Tiranë para kryeministrisë.
Protesta pritet të nisë në orën 12:00 dhe zhvillohet pas 84 ditë qëndresë në çadrën e vendosur para kryeministrisë dhe që e quajnë ?çadra e lirisë?
Protesta e sotme (13 maj) është cilësuar nga opozita si dita kur do të nisë ngritja e Republikës së Re, që kryetari i PD, Lulzim Basha e ka artikuluar qysh prej nisjes së kauzës për zgjedhje të lira në 18 shkurt.
Për nga skenari protesta është e ngjashme me atë të 18 shkurtit. Qytetarët do të mblidhen rreth orës 11:30 ne sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë. Ndërkohë policia ka forcuar masat e sigurisë pranë kryeministrisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-protesta-e-opozites-ora-news-zbardh-skenarin/

Free Traffic Exchange