SHKODER-Nuk respektohet moratorium i peshkimit në liqenin e Shkodrës.
Ky moratorium është nga data 1 prill deri me datën 31 maj ku ndalohet gjuetia e krapit, por ky urdhër nuk është respektuar aspak pasi në liqenin e Shkodrës është peshkuar vazhdimisht.
Në lidhje me këtë problem Shoqata e menaxhim-peshkimit vijon të hedhë akuza të forta për degradimin e të gjitha llojeve të peshkut në liqen, ndërsa institucioni i menaxhim-peshkimit abuzon me detyrën që ka, duke dhënë leje për peshkim edhe në periudha të ndaluara.
?Këtu bëhen abuzime të vazhdueshme nga njerëz që dalin e flasin në emër të organizatës së menaxhimit të peshkimit. Kanë arritur deri aty sa të marrin 100 mijë lekë ëër një lundër, dhe me i dhënë të drejtë për të gjuajtur me grepa edhe në kohën e ndalimit të peshkimit. Edhe sot e gjithë kohën kanë marrë nga 100 mijë lekë dhe liqeni është plotë me lundra që është tamam abuzim haptazi dhe një thyerje rregullave të peshkimit?, tha Harusha.