Ora News – Mblidhen arkivistët e trevave: Të shkruajmë drejt historinë

2017-07-06 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arkivistët e trevave shqipfolëse, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni u mblodhën në konferencës ndërkombëtare të arkivistikës me qëllim forcimin e bashkëpunimit për të shkruar drejt historinë shqiptare për të ardhmen. Roli i arkivës, evidentimi i dokumenteve dhe shfrytëzimi i tyre në të gjitha trevat shqiptare ishte një tjetër cështje e diskutuar.
Për të shkruar drejt historinë shqiptare për të tashmen dhe të ardhmen në të gjitha trevat shqipfolëse. Ky ishte qëllimi i konferencës Ndërkombëtare të arkivistikës e cila mblodhi bashkë arkivistët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë që studiojnë dhe punojnë në këtë fushë.
Ardit Bido: Ka të bëj me botimin e revistës së përbashkët ?Arkivore?, ku numri i parë i tij do të ketë pikërisht ato kumtesa, që do të dëgjojmë sot. Bëhet fjalë për unifikimin e proçedurave në arkivistikë, që në kemi nisur me Agjencinë e Arkivave të Kosovës për të funksionuar si një dhe të vetëm, si të bashkuar dhe së treti themelimin në shumë pak ditë të shoqatës mbarëkombëtare të arkivistëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mblidhen-arkivistet-e-trevave-te-shkruajme-drejt-historine/

Free Traffic Exchange