Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga çadra e ngritur përballë kryeministrisë komentoi mbi protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme.
Nga çadra Basha tha që çadra nuk do të mbyllet deri në fitoren e kauzës së tyre.
?Ky monument qëndrese, nesër do të presë bashkimin më të madh të shqiptarëve në histori, e kanë merak kundërshtarët tanë, nuk do mbyllet, por do vazhdojë deri në institucionalizmin e plotë të republikës së re, deri në fitoren totale, pa kompromis të kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do jenë të vetmet zgjedhje që do mbahen në Shqipëri. Shqiptarët të bëhen gati për ditën e madhe, ditën e parë të republikës së re. Republikë së re që është dhe e para republikë e shtetit shqiptarë, që nuk do ju përkasë politikanëve por qytetarëve", tha Basha