Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Degët e Partisë demokratike në rrethe u kanë bërë qytetarëve t?i bashkohen protestës së mesditës në Tiranë, në emër të mbrojtjes së votës së lirë.
Në Lezhë, kreu i PD lokale Paulin Marku ka garantuar se proteste do të jetë paqësore.
Marku: Çdo individi që është pjesë e kësaj proteste që nuk përmbush rregullat demokratike nuk është pjesë e Partisë Demokratike.
Kryetari i PD në Elbasan Aurel Bylykbashi, ftoi qytetarët të protestojnë në emër të të ardhmes së fëmijëve të tyre.
Bylykbashi: Të reflektojmë për pak çaste dhe të mendoj se çfarë do ta prekë atë, familjen e tij, Elbasanin dhe Shqipërinë në një sistem autokratik që Edi Rama synon të ndërtojë në Shqipëri.
Nga Kukësi, Arif Rexhmati konfirmoi se nga Kukësi do t?i bashkohen protestës në Tiranë, rreth 2 mijë qytetarë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-ne-rrethe-mobilizohet-per-protesten-e-13-majit/