Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?LSI duhet të jetë forcë e parë, ndaj nuk duhet t?ia privojmë këtë të mirë Shqipërisë. Është kjo bindja e kryetarit të ri të lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, e shprehur gjatë një takimi me banorë të njësisë Administrative 7. Sipas Vasilit, kjo ambicie mund të bëhet realitet nëse të gjthë punojnë së bashku.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili është i bindur si kurrë më parë se LSI do të jetë forcë e parë. Gjatë takimit me banorët e njësisë administratrive 7, Vasili tha se të rinjtë kanë treguar se mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe janë pikërisht ata që mund t?i japin Shqipërisë një ritëm të ri.
Vasili: ?Shqipëria ndodhet në këtë moment që do një shtysë të madhe përpara, do ritëm të ri dhe ritmin e ri do t?ia japin pikërisht ata që janë të rinj. Të rinjtë kanë treguar që janë në gjendje që të bëjnë gjëra të mëdha dhe ne u kemi dhënë një besim shumë të madh atyre. LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, dhe këtë të mirë të madhe ne nuk mund t?ia privojmë as LSI-së dhe as Shqipërisë, të gjithë së bashku do ta bëjmë këtë realitet dhe e kemi bindjen si asnjëherë?,
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-te-gjithe-bashke-per-tu-bere-forca-e-pare/