Ora News – Shkolla TIK, Xhaçka: Diplomat njihen në Shqipëri dhe në Austri

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në shkollën profesionale të Teknologjisë dhe Informacionit në vetëm tre vite është trefishuar kërkesa për të studiuar. Sipas ministres së Mirëqënies Sociale Olta Xhaçka arsimi professional ofron një treg të sigurt punë. Ministrja Xhaçka ka njoftuar se nxënësit e shkollës TIK po krijojnë edhe një sistem për votimin e numërimin elektronik.
Rritja e cilësisë së shkollave profesionale është një nga arsyet pse të rinjtë gjithmonë e më shumë po kërkojnë të ndjekin këtë lloj arsimi. Nga shkolla e mesme profesionale e teknologjisë dhe informacionit ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka tha se arsimi profesional është një mundësi e mirë për të garantuar edhe një treg pune me më shumë standard.
Xhaçka: Kërkesa është gjithë kohën në rritje dhe sot kemi një trefishim të numrit të nxënësve në shkollë. Fale asistencës austriake kemi mësues që trajnohen në vazhdim për të qenë përcues të risivëe të Teknologjisë së Informacionit.
Duke iu referuar edhe situatës politike dhe përsëritjes së kërkesës për votim dhe numërim elektronik, Xhaçka tha se një sistem i tillë po krijohet edhe nga nxënësit e kësaj shkolle.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkolla-tik-xhacka-diplomat-njihen-ne-shqiperi-dhe-ne-austri/

Free Traffic Exchange