Ora News – Veliaj në Bërzhitë: Shkolla e re, investim për të ardhmen e fëmijëve

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke filluar nga muaji shtator, nxënësit e Bërzhitës do të kenë mundësi ta zhvillojnë procesin mësimor në një shkollë të re 9-vjeçare. Punimet i inspektoi kryebashkiaku Veliaj, i cili theksoi se vec ambienteve për mësim, një pjesë e godinës do të shërbejë edhe si qendër shëndetësore për banorët. Së shpejti, bashkia do të nisë punën edhe për rrugën që lidh zonën me Tiranën.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Berzhitës, vitin e ri shkollor do të mësojnë në ambiente të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili inspektoi punimet në këtë shkollë tha se ambientet e shkollës së re do t?i shërbejnë banorëve edhe si një qendër shëndetësore.
Veliaj: ?Shkolla është pak më e madhe se sa nevojat dhe brenda saj kemi vendosur edhe qendrën shëndetësore. Pas orëve të mësimit, ajo mund të përdoret edhe për aktivitete të tjera të komunitetit?,
Veliaj tha se duhet më shumë bashkëpunim me banorët për të siguruar shitjen e produkteve të tyre bujqësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-ne-berzhite-shkolla-e-re-investim-per-te-ardhmen-e-femijeve/

Free Traffic Exchange