Shqipëria vuan nga kreditë e këqija - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria vijon të mbetët në top listën e vende që kanë nivelin më të lartë të kredive të pakthyera, jemi të 9 në botë.Këto shifra i përkasin statistikave të Bankës Botërore, për vitin 2015, por në fakt edhe ne 2016 niveli kredive të këqija ishte njësoj, rreth 18.2 % ndaj totalit të huasë.Banka ka marrë në analizë 120 shtete dhe për këtë tregues renditemi, pas San Marinos, Qipros, Serbisë, Taxhikistanit etj.Për ekspertët bankar, këto janë pasojat e një vale huadhënie që sistemi bankar realizoi gjatë një dekadë.Ndonëse janë marrë një sërë masash, duke ndryshuar ligje dhe rregullore me qëllim uljen e këtij fenomeni, sërish, niveli mbetet i lartë: një situatë kjo e cila duket se do të vijojë edhe për dy tre vitet në vijim deri sa masat të japin efekt.Në total janë rreth 720 milion euro, të cilat janë klasifikuar si kredi e keqe. Ndonëse një pjesë e tyre janë fshirë nga bilancet e bankave, shifra mbetet në të njëjtat nivele, pasi të tjera hua me probleme i janë shtuar.Ky fenomen është problematik pasi mbart rrisk për kredinë e re që japin bankat, e cila shoqërohet me kosoto më të larta dhe me kritere më të forta.