TIRANE-Nesër e shtunë ora 12:00, opozita do të protestojë në Bulevard. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh sot se dita e shtunë do të jetë historike, pasi shqiptarët do të themelojnë Republikën e Re.
Një ditë para protestës së thirrur nga opozita, Lulzim Basha paraditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me protestuesit në çadrën e protestës theksoi se ?Për mbylljen e javës së 12 të qëndresës suaj 24 orëshe do të mbyllen sot sepse nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e re nga ky shesh ?.
Sipas tij, mijëra shqiptarë të zhgënjyer madje dhe socialistët, nesër do të ngrihen me qëllimin për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme.