Report TV - Idrizi: Dy “mamuthët” e mëdhenj e kanë kapur peng sistemin zgjedhor

2017-07-06 0

TIRANE-Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorë të njësive 1 dhe 2 në Tiranë, u shpreh se ne po hyjmë në këto zgjedhje të cunguar dhe me një formulë ku dy partitë e mëdha, jo vetëm e mbajnë peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet.

?Ne sot kemi një kastë politike e cila është e mbërthyer në disa duar. Kjo është arsyeja që ne hymë në këto zgjedhje të cunguar. Me një formulë ku dy ?mamuthët e mëdhenj? të politikës, jo vetëm e kanë kapur peng sistemin zgjedhor, por e mbajnë peng me konfliktualitet, pikërisht qytetarëve shqiptarë që ata të mos kuptojnë ku është interesi i tyre. Prandaj ne ju ftojmë që t?i bashkoheni slloganit tonë ?Veç një Atdhe?, u shpreh kryetari i PDIU-së.

Free Traffic Exchange