Report TV - Mësuesi i matematikës del në gjyq: S'e kam ngacmuar nxënësen

2017-07-06 4

IRANË-Hasan Martani, mësuesi i matematikës në shkollën 9- vjeçare ?Mustafa Lleshi?, në Kashar të Tiranës, i arrestuar pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së 7 ka dalë sot para trupit gjykues.

64 vjeçari, i cili për një vit dilte në pension, ka mohuar akuzat për të cilat është arrestuar dhe gjithçka që ka thënë nxënësja kundër tij.

?Arrestimi im është i paligjshëm. Nuk kam kryer veprime te tilla, nuk kam ngacmuar nxënësen, nuk bëj vepra të turpshme me nxënës?, deklaroi mësuesi në gjyq.