ELBASAN-Në vijim të takimeve elektorale, kryesuesi i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, z. Taulant Balla, ishte sot në Gjergjan të Elbasanit në një takim me banoret e kësaj zone, ku prezantoi edhe kandidatin për deputet, z. Arben Kamani.
Pasi njohu të pranishmet me programin e Partisë Socialiste edhe për katër vjeçarin e ardhshëm, Balla u ndal te një çështje tejet sensitive.