Report TV - Ekskluzive/‘Të varfrit e çadrës’ vila, lokale dhe mijëra euro

2017-07-06 0

Prej 83 ditësh mallkojnë Republikën e Vjetër, flasin për themelimin e një Republike të Re dhe ?lotojnë? për varfërinë që ka pllakosur, por ata rezultojnë në rrethin e njerëzve më të pasur të kësaj Republike.

Drejtuesit e Partisë Demokratike, të ngujuar që në 18 Shkurt në çadër për zgjedhje të lira dhe varfërinë e shqiptarëve, rezultojnë me qindra mijëra euro nëpër banka, me prona, vila, makina, me të ardhura nga dhënia me qira të pasurive të paluajtshme, nga interesat, fondet e investimit, bizneset, pagat etj.

Bëhet fjalë për pasurinë e akumuluar vetëm për një vit kalendarik, konkretisht vetëm gjatë vitit 2016, pasi pasuria e tyre për në dy dekadat e fundit është marramendëse. Referuar deklaratave të pasurisë dorëzuar në ILDKP, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaron se gjatë vitit 2016 ka dhënë me qira 4 prona, të cilat i kanë sjellë mbi 30 mijë euro të ardhura.

Free Traffic Exchange