Report TV - Lezhë, përplaset nga motori plagoset rëndë këmbësori

2017-07-06 0

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës ku një person teksa po drejtonte një motoçikletë ka përplasur një këmbësor.

Këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar menjëherë në spital ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Free Traffic Exchange