Ora News – Qeveria kineze dhuron pajisje për Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria kineze jep kontributin e rradhës në zhvillimin e sektorit të kulturës në vendin tonë. Një marrevëshje me vlere 3 milionë dollare është nënshkruar ndërmjet Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi dhe Ambasadores së Kinës në vendin tone Jiang Yu. Marrëveshja konsiston në dhurimin e pajisjeve për Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit e Ansamblin Popullor.
Qeveria e Kinës do të dhuroje pajisje për Teatrin Kombetar të Operas e Baletit dhe Ansamblit Popullor që aktualisht ndodhet në rikonstruktim.
Ndihma kap vlerën e 3 milion dollarëve, ndërsa marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik teknik u nënshkrua ndërmjet Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri Jiang Yu. Ministrja Ekonomi teksa çmoi ndihmën e qeverisë kineze siguroi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të intensifikohen edhe në sektorë të tjerë.
Ekonomi: Këto janë shenja të një bashkëpunimi të rëndësishëm që do të vazhdojë dhe në të ardhmen dhe do të intensifikojë shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe ato të bashkëpunimit ekonomik në fushat që janë me prioritet për të dy vendet tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/qeveria-kineze-dhuron-pajisje-per-teatrin-kombetar-te-operas-e-baletit/