Stop - Historia e pazakontë, rrit 3 nipërit jetimë, njëri prej tyre me HIV AIDS! (11 maj 2017)

2017-07-06 6

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Fejzie Resulaj nga Vlora, tregon në ?Stop? historinë e saj të dhimbshme. Meqë nuk lindte dot fëmijë,birëson një vajzë, Marsidën, e cila kur u rrit, e gëzoi me 3 fëmijë. Por vetë Marsida ndërroi jetë shpejt, e infektuar me HIV-AIDS nga i shoqi. Fejzia tani rrit 3 jetimët, mesa të cilëve edhe Kujtimin, gjithashtu i prekur nga Sida.për 8 muaj Fejzia përfitoi kempin, pensionin dhe kujdestarinë. Në drejtorinë rajonale të shërbimit social në Vlorë, thonë se kujdestaria nuk i takon, pasi nuk bën pjesë në grupin e sëmundjeve, që mund ta përfitonin. Tashmë Fejzie Resulaj, kërkon zgjidhje përmes emisionit ?Stop?.
?Kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, të cilin e kam të sëmurë me HIV-AIDS. Merrja 8 muaj kujdestari dhe më vonë nuk ma dhanë. Kërkova llogari dhe më thanë që ashtu ishte urdhri nga Shërbimi Social. Ky është shumë i sëmurë, unë e shtroj gjithmonë në spitalin Nënë Tereza në Tiranë.?

Gazetarja ? Djali merr kemp invaliditeti?

?Djali merr vetem kemp tani për tani, kam gati 2 vjet, nuk e di pse ia hoqën kujdestarinë. Ky nuk do të shërohet me bukë e djathë. Unë kam 3 fëmijë dhe marr pension 270 mijë lekë (të vjetra). Çfarë t?i bëj unë ato? 3 mijë lekë në ditë një fëmijë, do hajë, do pijë, do sëmuret, do marrë ilaçet. Përse i hiqet djalit? Unë jam gjyshe, nuk jam nënë, jam për hysmet për vete. Kërkoj kujdestarinë për të përballuar jetesën!?

Fejzie Resulaj rrëfen se vajza e saj është infektuar nga bashkëshorti me HIV-AIDS, sëmundje e cila u ka marrë jetën të dyve dhe është trashëguar dhe nga djali i vogël.

Gazetarja e emisionit ?STOP? iu drejtua Shërbimit Social të Vlorës, ku komunikoi me drejtoreshën e saj, Ines Stasën.

?Për sa i përket pjesës financiare ekonomike të mbështetjes nga paketa e mbrojtjes sociale, Fejzie Resulaj përfiton 10140 lekë në muaj për pensionin e nipit të saj, 70000 lekë në vit si familje kujdestare për të tre nipërit dhe mbesat dhe statusin e jetimit për të tre fëmijët. Të treja këto janë pjesë e skemës, të cilat rrjedhin nga buxheti i shtetit.?

Për gjyshe Fejzien mesa duket do të vazhdojnë problemet? Do të vazhdojë të rrisë tre fëmijë e vetme, do të vazhdojë të përkujdeset për nipin e sëmurë me HIV-AIDS e vetme, por gjithashtu do t?i duhet të përkujdeset edhe për veten, pasi nuk ka njeri tjetër që të mund ta ndihmojë. Dhe si të mos mjaftojnë të gjithë këto, shteti vendos t?i presë edhe të ardhurat e kujdestarisë së nipit të sëmurë. Por si do t?i sigurojë Fejzia të ardhurat? Atë e di shteti!

Free Traffic Exchange