stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Qytetari nga Rrësheni Gjon Marku, punonjës i AKU, tregon në ?Stop?, se ishte viti 2007, kur për arsye pune, u nis për një muaj drejt Kinës.Gjatë mungesës së tij, bashkëshortja kishte marrë një kredi në BKT me vlerë 15 milionë lekë, me afat shlyerje deri në vitin 2014. Vetëm në vitin 2015, kur ishte në proces divorci, Gjoni mësoi për kredinë e marrë me firmën e tij, por pa dijeni.Prokuroria ka pushuar cështjen, noterja Vitore Biba, thotë, se nuk kujtohet për firmën e Gjonit, ndërsa BKT përgjigjet, se Gjon Marku ka qene prezent, kur është marrë kredia. Por ?Stop? provon me anë të sistemit TIMS, se Gjoni ka qenë jashtë shtetit, kur në emër të tij është firmosur kredia 15 milionëshe.
Unë jam Gjon Marku, banoj në qytetin e Rrëshenit dhe punoj si inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Me bursë të akredituar nga Ministria e Bujqësisë, në vitin 2007 unë nisem për në Kinë. Pas 1 muaji që unë isha larguar, ndodh ajo që nuk pritej. Në BKT merret një kredi prej 15 milionë lekësh, e cila do të shlyhej për periudhën 2007- 2014. Kjo kredi merret nga bashkëshortja ime dhe nga njerëzit e saj, duke falsifikuar firmën time dhe pa prokurë të lëshuar prej meje, pa asnjë lloj dokumenti. Shtëpia ime vehet në kontratë hipotekimi, merret nga banka, nga punonjësit e bankës që si firmosin e dinë ata, merret firma dhe në zyrën noteriale, ku gjithashtu falsifikohen. Domethënë është një grup njerëzish që kanë bashkëpunuar për të marrë këtë kredi, e cila në ditën e sotme ka shkuar 21 milionë lekë.?
Gjon Marku shprehet se problemet mes tij dhe bashkëshortes nisën në vitin 2012 dhe ai filloi të përgatisë dokumentat për divorcin, por në vitin 2015 kur ai i dërgon këto dokumenta gjykatës, informohet për kredinë me vlerë prej 15 milionë lekësh. Pranë bankës ai rezulton si ?kreditor i keq?.
I gjendur në këto kushte dhe i tradhëtuar nga e shoqja, Gjoni i drejtohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të faktuar se nuk ka qenë ai që ka marrë kredinë dhe se nuk ka firmosur asnjë kontratë për të qenë kredimarrës pranë BKT. Eksperti kriminalistik, Xhemal Skaci, ka pohuar se nuk është dorëshkrimi e nënshkrimi i Gjon Markut, krahasuar me modelet e sjella për krahasim, por nuk është thërritur asnjë punonjës i bankës. Por prokurorja Riselda Fishta pushon hetimet për këtë çështje sepse kishte kaluar afati prej 5 vitesh, edhe pse Gjoni vazhdon të jetë i deklaruar i kredimarrës.
?Prokurorja për arsye banale nuk vinte në seanca. U shtynë shumë seanca dhe pastaj me vendim të gjykatës pranohet kërkesa ime. Këto akte duhej të ktheheshin në prokurori për t?u hetuar.?
Gazetarja e emisionit ?STOP? iu drejtua zyrës noteriale të Vitore Bibës për të pyetur nëse kanë qenë prezente të gjitha palët në momentin e firmosjes së kontratës.
Gazetarja ? Më datë 10.10.2007 është lidhur një kontratë pranë zyrava tuaja, një kontratë kredie nga kreditori Banka Kombët...