Ora News – Bregu fajëson Bashën: Kumti i Hahn për PD, keqardhje për demokratët

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas letrës së komisionerit, Johaness Hahn, ka reaguar edhe ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Deputetja demokrate e cilëson letrën si një kumt që i drejtohet Partisë Demokratike. Bregu thekson se ofertat e ndërkombëtarëve kanë rënë në vesh të shurdhër dhe tani Europa vendosi t?i bjerë kokës Partisë Demokratike duke thënë se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pa PD. Majlinda Bregu nënvizoi se Bashkimi Europian i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve dhe demokratëve të mos bien në një humnerë me Partinë Demokratike.
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka reaguar pas letrës ?bombë? të Komisionerit Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn.
Në një postim të gjatë në fb, Bregu thotë se mesazhi i Hahn i drejtohej direkt Partisë Demokratike.
Bregu: ?Kjo është letra më e trishtë që s?do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur. Që as Europa e as Ëashingtoni,por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën as me diskutim as me shqyrtim as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë?.
Bregu thotë se është e pamerituar kjo e keqe që i ndodhi sot partisë së parë antiopozitare në Shqipëri.
Bregu: ?Ja ku jemi sot! Izolim! Pasi na foli e u përpoq të na bindë me gjuhë diplomatike e dashamirësi demokratike, me oferta e negociatorë, pasi ra në vesh të shurthët e kokëfortësi, Europa sot vendosi të na bjerë kokës: ?Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Opozita aktuale, qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokracia nuk do të pengohet duke bojkotuar institucionet. Veprimet që dëmtojnë të drejtën e qytetarit për të votuar dhe liritë e tjera themelore janë të papranueshme?.
Ish-Ministrja e Integrimit shton më tej se ?Europa sot e drejtoi gishtin nga PD-ja, por u bën thirrje shqiptarëve (të gjithë demokratëve) të mos bien në të njëjtën humnerë me të!!!!
?Le të jemi të qartë. Përgjegjësia do të jetë e liderve, nëse ata do të shkelin aspiratat legjitime të popullit, për një jetë më të mirë?- tha Hahn.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-fajeson-bashen-kumti-i-hahn-per-pd-keqardhje-per-demokratet/

Free Traffic Exchange