Pas shkrimit të Kastriot Myftaraj ku bënte thirrje kundër ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka reaguar dhe ministrja e Mirëqenies Sociale Olta Xhaçka.
Në deklaratën e saj, Xhaçka shkruan se ndihet e turpëruar nga ky shkrim dhe bën thirrje që gjithkush të distancohet nga gjuha e dhunës dhe shprehjet regresive në komunikimet në media apo kudo në publik.
Në fjalën e saj, Xhaçka ka falenderuar ambasadoren e BE për çdo gjë që bën për popullin shqiptar.