http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje letër te paprecedent drejtuar këtë here, jo palëve politike, por posaçërisht qytetareve shqiptare, komisioneri europian per zgjerimin, Johanes Hahn, shpreh shqetësimin e thelle per situatën politike ne Shqipëri dhe per bojkotin e paralajmëruar te zgjedhjeve te 18 qershorit nga ana e opozites. Por sipas tij, edhe pse me keqardhje, zgjedhjet do te zhvillohen sipas planit dhe do te vlerësohen sipas standardeve europiane e ndërkombëtare, edhe pa praninë e opozitës.?Sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Ishte zgjedhja e paramenduar e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa, vendosin të qëndrojnë mbrapa. Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare.?