Ora News – Hahn: Opozita u vetëpërjashtua nga zgjedhjet. Dënon thirrjet për bllokim

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë në kushtet kur vendi është futur në kolaps politik.
Hahn nënvizon se janë bërë përpjekje të mëdha për të nxitur dialogun mes palëve politike nga përfaqësues të BE dhe partner të tjerë ndërkombëtarë, por që për fat të keq nuk kanë pasur sukses.
Fatkeqësisht, thotë Hahn, zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e partivë të opozitës, pasi sipas tij ?ishte zgjedhja e qëllimtë e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës?.
Teksa shpreh keqardhjen, Hahn thotë se procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa.
Komisioneri Europian shpreh mbështetjen e BE ndaj OSBE, ndërsa kërkon dhe angazhimin e të gjitha institucioneve shqiptare për një proçes të rregullt zgjedhor.
Nga ana tjetër Hahn dënon çdo thirrje për ?veprime? që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto ?veprime? nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
?Kam besim të plotë se njerëzit e Shqipërisë do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të demonstrojnë përmbajtjen dhe maturinë demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i BE?.
Hahn është i qartë kur paralajmëron se: ?Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Dhe edhe më thellë: ne do të vazhdojmë t?ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hahn-opozita-u-veteperjashtua-nga-zgjedhjet-denon-thirrjet-per-bllokim/