Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banka e Shqipërisë paralajmëron se çmimet e ushqimeve do të vijojnë të rriten si pasojë e kushteve jo të mira klimaterike. Ndërsa deri në fund të vitit 2017 çmimet e naftës dhe ato të metaleve do të vijojnë të qëndrojnë në çmimet aktuale.
Në raportin e tremujor të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet mallrave bazë janë rritur kryesisht të produkteve të naftës. Sipas Bankës së Shqipërisë çmimi i naftës Brent u luhat nga 54-57 dollarë për fuçi në këto dy muaj dhe indeksi shënoi një rritje vjetore prej 70%.
Optimizmi i tregut u shua në fund të marsit me rritjen e prodhimit në SHBA dhe me ndryshimet e marrëveshjes së OPEC nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar presione për rritjen e çmimit të naftës.
Kjo ndikoi në rënien e çmimit në muajin mars, por shtimi i presioneve gjeopolitike dhe deklaratat nga autoritetet për respektimin e marrëveshjes bënë që çmimi të rritej përsëri në muajin prill duke shkuar në nivelet e fillimit të vitit.
Rritje kanë shënuar edhe çmimet e metaleve në përgjigje të rritjes së perspektivës për rritje të investimeve në vendet në zhvillim, ulje të kapaciteteve prodhuese në disa miniera dhe një politikë fiskale stimuluese fiskale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/banka-e-shqiperise-lajmeron-rritjen-e-cmimeve/