Ora News – Koncesionet multimilionëshe në shëndetësi, pushohen hetimet për Beqaj

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i akuzuar për ?shpërdorim detyre? në lidhje me dhënien me koncesion të tre shërbimeve në vlerë 300 milion dollarësh.
Pas rreth një vit hetimesh, njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Tiranës ka pushuar hetimet për ish-Ministrin Beqaj, i akuzuar për shpërdorim detyre ne lidhje me dhënien me koncesion të tre shërbimeve.
Sipas organit të akuzës, nuk u gjetën elementë të veprës penale dhe çdo vendim i Ministrisë rezulton te jete marrë në bazë të ligjit.
Koncesionet që u hetuan nga Prokuroria arrijnë vlerën totale te 300 milionë dollarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koncesionet-multimilioneshe-ne-shendetesi-pushohen-hetimet-per-beqaj/