Ora News – Lezhë, arsimi profesional, BE 50 mln euro në 10 vjet. Xhaçka: Punësim i sigurt

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkolla profesionale ?Kolin Gjoka? në Lezhë, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka ka ftuar të gjithë të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional, për një punësim të sigurt.
Xhaçka: Ju duhet të jeni avokatët më të mirë për ta përcjellë këtë mesazh tek të gjithë të tjerë se arsimi profesional është një zgjidhje dhe një zgjedhje për një jetë më të mirë.
Përfaqësuesi i Delegacionit Evropian tha se në 10-vjeçarin e fundit BE ka investuar 50 milion euro për arsimin dhe formimin profesional si dhe në sektorin e punësimit.
Jan Rudolh: 1 mln euro janë investuar vetëm në Lezhë për ndërtimin e shkollës profesionale, ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë në 10 vite kemi investuar 50 milionë euro për arsimin profesional dhe sektorin e punësimit. Pavarësisht kësaj, në Shqipëri vetëm 20% e të rinjve ndjekin arsimin profesional. Ndaj duam t?i inkurajojmë që të bëhen pjesë e këtij arsimi, për një punësim të sigurt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arsimi-profesional-be-50-mln-euro-ne-10-vjet-xhacka-punesim-i-sigurt/