Aeroporti i dytë në Vlorë, ja zona ku do të ndërtohet

2017-07-06 1

Në Akerni të Novoselës do të ndërtohet aeroporti i dytë në Shqipëri. Kjo zonë që ndodhet përgjatë bregut të detit të Vlorës do të shërbejë si një nga pikat e cila do të tërheqë një numër të madh tursitësh. Lajmin për këtë e ka dhënë ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili është po ashtu edhe kordinatori i fushatës së socilaistëve për këtë qark.

?Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun.?

Disa ditë më parë edhe Kryeministri Rama tha se ka interes nga kompani turke për të bërë një aeroport në zonën e Vlorës. Qeveria ka nisur fazën e studimit të fluksit të lëvizjeve që ka kjo zonë, ndërsa forma e investimit planfikohet të jetë pjesë e paketës ?one billion euro project? ky ndërtim do të bëhet me paratë e privatit e më pas shteti do t?i shlyejë pas disa vitesh ose mund t?i lerë menaxhimin e veprës./Tv Klan