Report TV - Biba:‘Nul kërkesa e opozitës në Kolegj'/Reagojnë ekspertët

2017-07-06 0

TIRANE-Pas hedhjes së shortit në Kolegjin Zgjedhor për kërkesën ankimore të opozitës, ku Partia Agrare Ambientaliste ka bërë ankimim, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjdhjeve (KQZ), Denar Biba reagon dhe thotë se nëse nuk ke dorëzuar listat në KQZ, automatikisht nuk mund të konsiderohesh si subjekt zgjedhor dhe për shkak të ligjit nuk legjitimohet asnjë ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Por sot në Kolegjin Zgjedhor, u hodh shorti që zgjodhi trupën e gjyqtarëve që do gjykojnë padinë e opozitës.

Dhe nëse Kolegji Zgjedhor do të marrë në konsideratë ankimimin e opozitës për çregjistrimin e listave të kandidatëve, situata futet e në një krizë ligjore dhe e vetmja mënyrë për ta zgjidhur atë është një marrëveshje politike përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancë të jashtëzakonshme në parlament. Këtë mendim ndajnë dy ish kryetarët e KQZ, Çlirim Gjata e Kristaq Kume për situatën e krijuar pas ankimit në kolegj të listave shumëemërore të kandidatëve