LEZHE-Policia e Lezhës ka sekuestruar 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lëndë shpërthyese ( tritol) , si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.
Në kuadër të operacionit të koduar ?Etalon? është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i dy personave si dhe shpallja në kërkim e një tjetri i dyshuar si bashkëpunëtor.
Çfarë gjeti policia
- 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë
- 1 çantë sportive
- 1 kallëp lëndë shpërthyese ( tritol)
- 4 magneta
- tela , kaçavida etj.. materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave
Të arrestuarit
- Franko Çinari , 21 vjeç , banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja",
- Stavro Kotorri , 18 vjeç, banues në Tiranë.