Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Vlorës Gjiknuri e cilësoi vetvrasje politike bojkotin e opozitës të zgjedhjeve të 18 qershorit. Gjiknuri tha se data e zgjedhjeve është e përcaktuar me Kushtetutë dhe nuk varet nga dëshira e asnjë subjekti politik.
Gjiknuri: ?Partia Demokratike ka zgjedhur të mos hyjë në zgjedhje, për fajin e saj se është një vetvrasje politike e nuk është faji ynë. Data e zgjedhjeve është e qytetarëve, nuk është një datë që e zgjedh dikush sikur po cakton dasmën dhe thotë po e shtyj se nuk jam gati. Jo, data e zgjedhjeve është një datë e përcaktuar nga ligji e Kushtetuta. Ai që do të garojë e që pretendon që ne kemi qeverisur keq e ata mirë, le të shkojë ti kërkojë votën shqiptarëve. Ajo parti që pretendon se qenka më e mirë se Partia Socialiste le të shkojë ti kërkojë votën edhe vlonjatëve e të thotë çfarë ka bërë për Vlorën?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-novosele-do-ndertohet-aeroporti-i-dyte-i-shqiperise/