Report TV - Dy ditë para protestës së PD ambasadorët takim me Xhafën

2017-07-06 0

Ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE në Shqipëri kanë zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për rreth 30 minuta.

Takimi nisi rreth orës 12:30 në zyrën e ministrit të Brendshëm dhe përfundoi në 13:00.

Në qendër të takimit mes ambasadorëve Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchardt ishte situata politike në Shqipëri, procesi zgjedhor dhe padyshim protesta e 13 Majit, pasi takimi vjen vetëm 2 ditë para tubimit të paralajmëruar nga Partia Demokratike në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.

PD ka lajmëruar se protesta e 13 Majit do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit, ndërsa ministri Fatmir Xhafaj deklaroi se policia do përgjigjet ashpër, nëse synohet destabilitet!

"Policia ndërhyn pikërisht atëherë kur protesta nuk është paqësore, por kur përdoret vullneti i shqiptarëve për të protestuar, për të destabilizuar vendin dhe policia do ndërhyjë fort? u shpreh Xhafaj pak ditë më parë.