Report TV - Dy ditë para protestës së PD ambasadorët takim me Xhafën

2017-07-06 0

Ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE në Shqipëri po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi ka nisur rreth orës 12:00, ndërsa akoma vijon në zyrën e ministrit të Brendshëm.

Në qendër të takimit mes ambasadorëve Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchardt është situata politike në Shqipëri, procesi zgjedhor dhe padyshim protesta e 13 Majit, pasi takimi vjen vetëm 2 ditë para tubimit të paralajmëruar nga Partia Demokratike në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'.

PD ka lajmëruar se protesta e 13 Majit do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit, ndërsa ministri Fatmir Xhafaj deklaroi se policia do përgjigjet ashpër, nëse synohet destabilitet!