Report TV - Sarandë, i bëjnë atentat për herë të tetë, shpëton ish-polici Haxhia

2017-07-06 1

Sarandë- Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës në lagjen nr.1 pranë Prokurorisë së Rrethit Sarandë, disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 39-vjeçarit, Rudin Haxhia, por fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë plagë.

Në kohën kur në drejtim të Haxhiaj është qëlluar me kallashnikov, ky i fundit ishte duke dalë nga një pikë bastesh e cila ishte e mbipopulluar për shkak se luhej ndëshja Atletiko Madrid-Real Madrid.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe se kjo është e disata herë që i bëhet atentat ish-efektivit të policisë Rudin Haxhia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, tip kallashnikov me silenciator, e cila dyshohet t;ju ka rënë nga dora autorëve, në ikje e sipër.

Free Traffic Exchange