Ora News – Krasniqi: PD hyri në protestë me një llogari të gabuar për rolin e LSI

2017-07-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News u shpreh se Partia Demokratike mbivlerësoi rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe shpresoi tek një konflikt midis PS dhe LSI.
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, përveç se mohoi pretendimet e Krasniqit, u shpreh se për një parti politike nuk është kiamet humbja e zgjedhjeve dhe se protesta nuk po bëhet për këtë.
Pjesë nga diskutimet:
Krasniqi: Çfarë mund të bënte opozita? E para të kishte një paketë negociatore me faktorin ndërkombëtar. Do të duhet të kishte kërkesa të qarta. Në politikë, vendosja e ultimatumeve është shumë e rëndësishme për militantët, por të rriskon nëse nuk e arrin. Ma thoni një faktor ndërkombëtar që ka treguar mirëkuptim për mos votimin e Vettingut në Parlament? Ky është defekti kryesor i opozitës. Kam përshtypjen se opozita hyri me një llogari të gabuar sepse ajo mbivlerësoi rolin e LSI-së dhe shpresoi shumë tek një konflikt midis PS-së dhe LSI-së.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-pd-hyri-ne-proteste-me-nje-llogari-te-gabuar-per-rolin-e-lsi/

Free Traffic Exchange