Ora News – Testim i klasave të 5-ta, MAS: Vlerësimi i arritjeve do të kryhet në 23 maj

2017-07-06 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nxënësit e klasave të 5-ta do të testohen nga autoritetet e arsimit në datën 23 maj. Do të jetë një vlerësim për lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe shkencë. Ministria e Arsimit qetëson nxënësit që ky vlerësim nuk do të ketë asnjë penalitet për ta, por do ti shërbejë këtij institucioni për të parë kurrikulat dhe të orientojë më drejt politikat mësimore.
Në 23 maj të gjithë nxënësit e klasave të 5-ta do të testohen nga autoritetet e arsimit për të parë nvielin e arritjes së tyre.
Ky është viti i dytë kur kryhet ky vlerësim specifik në përmbyllje të një cikli mësimor. Përgjegjësja e sektorit të arsimit bazë, Rozalba Merdani, tha se testimi do të kryet në tre lëndë; gjuhë shqipe, matematikë dhe në shkencë.
Merdani: Është një vlerësim që bëhet përmes një testimi me njohuri të integruara të fushës së matematikës, gjuhës shqipe dhe të shkencës. Realizohet brenda një orë e gjysëm, menaxhohet dhe administrohet njëlloj si provimet e tjera kombëtare. Me të vetmin ndryshim që korrigjimi i testit bëhet në nivelin e Drejtorisë Arsimore Rajonale.
Autoritetet e arsimit qetësojnë nxënësit se rezultatet nuk do të jenë penalizuese në ecurinë mësimore të tyre, por të dhënat do të shërbejnë për të orientuar me drejtë kurrikulat arsimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/testim-i-klasave-te-5-ta-mas-vleresimi-i-arritjeve-do-te-kryhet-ne-23-maj/