Ora News - Ymeri: Me qeverinë antishtet ra dhe Asociacioni dhe Demarkacioni

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e sheh rrëzimin e qeverisë Mustafa si shumë pozitive.
Në një lidhje telefonike për Ora News, ai thotë se bashkë me qeverinë ranë dhe dy projekte shumë të rrezikshme për Kosovën, Asociacioni dhe Demarkacioni.
Zgjedhjet e parakohshme që do mbahen në qershor për Ymerin janë premtuese për vendin por dhe VV, që sipas tij është rritur elektoralisht gjatë këtyre viteve. Synimi final i Ymerit: VV forcë e parë.
Intervista për Ora News
Rrëzimi i qeverisë Mustafa-Rënia e qeverisë së Kosovës sot është e rëndësishme se me rënien e qeverisë kanë rënë edhe dy marrëveshje të dëmshme, Bashkësia e Komunave me shumicë serbe që pretendonte të themelonte një Republikë serbe brenda Kosovës të kontrolluar drejtëpërdrejtë nga Serbia dhe nga ana tjetër marrëveshja për vijën kufitare me Malin e Zi që i humbte Kosovës mbi 8200 hektarë. Një protestë gjithëpopullore që zgjati për një kohë të gjatë me intensitet të shtuar arriti që edhe ti zbrapsë këto marrëveshje dhe përfundimisht ta rrëzojë këtë qeveri.
Qeveria e re- Këto dy projekte në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohen të zbatohen në Kosovë. Përmes zgjedhjeve që do të organizohen në qershor qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë dhe do të shprehin vullnetin e tyre edhe kundrejt këtyre dy marrëveshjeve, por karshi qeverisjes në përgjithësi, vullnet që është shprehur gjatë dy viteve rradhazi që prej peticionit që u nënshkrua nga 205 mijë qytetarë dhe deri tek protestat masive në rrugët dhe sheshet e Prishtinës. Këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme për Kosovën. Në këto zgjedhje do të përcaktohet përfundimisht nëse Kosova do të qeveriset nga një qeverisje që është qeverisje antisovranitet, antishtet, antiterritor dhe anti-barazi e mirëqënie ose nga një qeverisje që përfaqësohet nga VV që është qeverisje për sovranizimin e Republikës, bashkimin e Republikës, mbrojtjen e territorit dhe barazinë e qytetarëve e zhvillimin ekonomik në funksion të mirëqënies së tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/ymeri-me-qeverine-antishtet-ra-dhe-asociacioni-dhe-demarkacioni/