TIRANE-Pas shumë mungesash në seancat kundrejt tij, Emiljano Shullazi më në fund shfaqet në sallën e gjyqit bashkë me 4 shokën ndaj të cilëve rëndojnë 7 vepra penale. Por pavarësisht prezencës së të pandehurve, gjykimi u shty për më 23 Maj pas tre kërkesave të avokatëve mbrojtës ndaj trupit gjykues.
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë një seancë të vetme ku të lexohet kërkesa për gjykim ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Kjo pasi tre kërkesat e avokatëve për përjashtim gjyqtari, shpallje të pavlefshme të dëshmisë Ylvi Beqajt dhe lejimin e medias në sallën e gjyqit janë bërë shkak që trupa gjykuese të tërhiqet për vendim të cilin do ta shpallë publike më 23 maj 2017.