Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të dhënë për një sërë kandidatësh për deputetë.
Nga shofer maunesh e deri tek të punësuarit e salloneve të bukurisë janë disa nga profesionet që spikasin. Madje, ka edhe nga ato raste kur kandidati ka arsim vetëm 7 klasë.
Artikulli i publikuar nga Afrim Krasniqi:
Janë vetëm disa prej mbi 2000 kandidatëve që janë regjistruar në zgjedhje. Janë rreth 10 raste nga disa parti (PDIU, ADK, PSD, PK, Sfida, LSI e PS), por të paktën në tri raste kemi të bëjmë me vende të sigurta në listën e kandidimit dhe të zgjedhjes deputet (PS&PDIU).
Lexoni deklarimet e tyre: ? njëri tregon se ka punuar gjysmën e jetës shofer, tjetri se është sponsor historik i partisë (në asnjë nga deklarimet vjetore të PS në KQZ nuk figuron emri i tij si sponsor..!), tjetri është biznesmen, me shkollë të mesme, thotë se ka pasur poste në firmën e tij private dhe kërkon mandat të dytë parlamentar.
Shikojini më tej edhe ca modele të tjera me CV, të evidentuara nga stafi i Institutit të Studimeve Politike, në përpjekjet për monitorimin e prurjeve të reja parlamentare. Në to gjenden ?thesare?: ? një radist, dy shoferë të tjerë, me dallimin se njëri është shofer mauneje ndërkombëtare, një punonjës i pastrimit, një punonjës në sallon bukurie, një teknik pulti, dy pa profesion dhe pa përvojë pune në jetë, dhe së fundi, edhe një kandidat me arsim 7 vjecar bazë!!
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kandidatet-per-deputete-me-cv-shofer-arsim-7-vjecar-etj/