Ora News – Zgjedhjet e 18 qershorit, 1489 shtetas 100-vjeç duhet të prezantohen

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga 4 mln e 400 mijë shtetas të regjistruar në gjendjen civile, 3 mln e 450 mijë persona kanë të drejtën e ushtrimit të votës në zgjedhjet e 18 qershorit.
Shifrat publikohen nga Ministria e Brendshme, ndërsa Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj tha se përditësimi final i listave është bërë konform ligjit; 40 ditë para zgjedhjeve.
Doracaj: Në total në regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile janë të regjistruar 4437 065, nga të cilët me të drejtë vote, që do të thotë më 18 qershor mbushin 18 vjeç ose janë mbi 18 vjeç, janë 3451896 zgjedhës.
Por ka një kategori shtetasish që janë të privuar nga kjo e drejtë kushtetuese.
Doracaj: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë bllokimin e 1367 shtetasve, të cilët janë objekt të ligjit të dekriminalizimit.
Po ashtu, janë evidentuar 1489 zgjedhës kanë mbushur 100 vjeç të cilët duhet të prezantohen në njësitë administrative.
51% e votuesve janë meshkuj dhe 49 për qind janë femra, por këtë vit ka një numër të konsiderueshëm personash që votojnë për herë të parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-e-18-qershorit-1489-shtetas-100-vjec-duhet-te-prezantohen/