Ora News – Fondi saudit jep 73 mln dollarë hua për rrugën e lumit të Vlorës

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

30 km e mbetura të rrugës së lumit të Vlorës do të përfundojnë brenda vitit 2020 dhe për këtë Fondi Saudit i Zhvillimit dhe ai kuvajtian ka dhënë hua për qeverinë shqiptare në vlerën e 72 mln dollarëve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nënshkroi marrëveshjen e radhës ku u shpreh se investimi do të përmirësojë të ardhurat e banorëve të zonës si edhe do të ulë kosotot e udhëtimit duke sjellë lehtësi edhe transportin tregëtar.
Plot 72 milion dollarë pa përfshirë TVSH, është kostoja për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës.
Financimi i saj do të bëhet në vlerën e 42 mln dollarëve nga fondi i Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab dhe 30 mln dollarëve nga fondi saudit për zhvillim.
Marrëveshja për lëvrimin e huasë u nënshkrua nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe Fondi Saudit për Zhvillim.
Projekti i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, veçoi Ministri Ahmetaj, do të ulë kostot e udhëtimit, lehtësojë dhe shpejtojë transportin tregtar si edhe ofrojë shërbime për zonën.
Ahmetaj: Rikonstruksioni i rrugës do krijojë një korridor të ri që është më tërheqës, më i sigurtë dhe më i shpejtpërshkueshëm se rruga ekzistuese për lidhjen me bregdetin. Reduktim të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve si dhe diversifikimin e ekonomisë vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizimit. Maturimi është 25 vite ku përfshihet periudha pa pagesë principali prej 5 vitesh.
Përfaqësuesit i Fondit Saudit, Mohammed AL Jenaidel, vlerësoi marrëdhënine e bashkëpunimit mes dy vendeve duke premtuar se rruga do të përfundojë brenda afateve të vendosura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fondi-saudit-jep-73-mln-dollare-hua-per-rrugen-e-lumit-te-vlores/