Ora News – Mjekët e Tiranës do të shkojnë në rrethe në raste urgjencash

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekët specialistë të spitaleve universitare do të kryejnë konsulta dhe ndërhyje specifike në spitalet rajonale për të shmangur në këtë mënyrë transferimin e pacientëve në qendrat spitalore. Ministria e Shëndetësisë përmes këtij urdhri të ri synon dhënien e ndihmës së shpejtë dhe të specializuar në vendin ku është pacienti si dhe uljen e ngarkesës të spitaleve në kryeqytet.
Përmes një urdhri të ri, Ministria e Shëndetësisë urdhëron mjekët specialistë të spitaleve universitare që të shkojnë pranë pacientëve në spitalet rajonale në rasten e konsultave, ndërhyrjeve specifike dhe urgjencave.
Urdhëri Ministrisë së Shëndetësisë mban datën e 25 prillit 2017, dhe kërkon që orari i punës të bëhet sipas një kalendari që hartohet nga kordinues, spitalet universitare dhe drejtoritë e spitaleve bashkiake.
Për të shmangur rastet e komplikacioneve të grave shtatëzënë apo pacientëve që kanë nevojë për ndërhyrje emergjente kirugjikale, spitalet rajonale mund të kërkojnë asistencë për mjekët kirurg, obstetër, gjinekologë bashkë me anestezistë-reanimatorë.
?Në rastet kur kërkohet ekspertizë nga shërbimet, për ndërhyrjet kirugjikale, ortopedike, obstetrike-gjinekologjike, spitalet rajonale lejohen të kërkojnë asistencë për kirurgë të shoqëruar me mjekët anestezistë reanimatorë, duke planifikuar jo më pak se 3 ndërhyrje kirugjikale me kompleksitet të mesëm dhe të ulët?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/urdhri-i-ri-per-mjeket-specialistet-e-tiranes-shkojne-ne-rrethe-ne-raste-urgjencash/