Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, janë ankimuar nga opozita në kolegjin zgjedhore, si të jashtëligjshme.
Në kërkesën që mban firman e Partisë Agrare Ambjentaliste, pasi ky subjekt rezulton i regjistruara dhe delgjitimohet në ankim, argumentohet se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli në orën 24:00.
Ankimi i listave në Kolegj zgjedhor u lajmërua më herët nga kryetari i opozitës Lulzim Basha në çadrën e protestës.
Lulzim Basha: Procesi i zgjedhjeve të 18 qershorit përveçse dështoi politikisht e moralisht, dështoi edhe ligjërisht. Të gjithë e dinë, të gjithë dini të numëroni deri në 50, në çdo listë, absolutisht çdo listë e dorëzuar në KQZ është e jashtëligjshme, procesi është në kolaps ligjor.
Dy rrugë ka, Kolegji Zgjedhor do të ballafaqohet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 Qershorin dhe listat e paligjshme, duke hedhur poshtë sipas ligjit të Republikës së vjetër do ti japë një shans Republikës së vjetër ta përfundojë misionin e saj ,përmes konsensusit dhe negociatave. Në qoftëse me presione apo zhage Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 51dhe jo 50, atëherë Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për Republikën e Re.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-con-18-qershorin-ne-kolegj-zgjedhor/