500 të rinjë rrezikojnë t'i rikthehen përdorimit të heroinës për shkak të mungesës së Metadonit, preparatit që duhet të marrin çdo ditë për të shpëtuar nga varësia.
Prej më shumë se 6 muajsh, ata enden për të gjetur ilaçin. Drejtohen çdo mëngjes në qendrën ?Aksion Plus?, por përballen me përgjigjen Metadoni s?ka ardhur ende.
Edhe familjarët e tyre janë të shqetësuar, sepse mungesa e ilaçit u shkakton dhimbje, depresion dhe rrezikon ti rikthejë sërish në përdorues droge. Edhe më e pakontrollueshme bëhet gjendja për 9 të burgosurit në Peqin.
Mjeku: Janë bërë agresiv.
?Metadoni? sigurohet nga ?Global Found? me ndërmjetësimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por vonesa 1 - vjeçare ka çuar në kaos.
Psikologu: I kemi mbyllur qendrat. S?kemi që nga Shtatori dhe tenderi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dështuar dhe s?kemi më ilaç.
Ministria e Shëndetësisë thotë se e ka përmbyllur tenderin dhe pritet që në Qershor të sigurojë Metadon-in por deri atëherë, nuk dihet se sa prej 500 vetave nuk do ti jenë rikthyer vesit të vjetër./TvKlan