http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcimi i kapaciteteve prodhuese në vend, sipas kryeministrit Edi Rama mundësohet pas realizimit të një skeme grumbullimi. Sipas tij, zinxhiri i prodhimit garantohet nga bashkërendimi i punës dhe interesave të fermerëve. Një ndër problemet është edhe copëzimi i tokave bujqësore. Por kreu i qeverisë ofroi një shembull se si teknologjia mund të ndihmojë në vendosjen në hartë të kufijve të trojeve. Kryeministri Rama vuri theksin edhe tek mbështetja e qeverisë përmes heqjes së TVSH-së për makineritë e prodhimit dhe nëpërmjet granteve të qeverisë.