Kuvendi rrëzon qeverinë në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Kosoves ka rrezuar qeverine Mustafa. Mocioni i opozites u votua me 78 vota per rrezimin e qeverise.Ne nisje te seancës ku do te votohet mocioni i mosbesimit per qeverinë e tij, kryeministri Mustafa tha para deputeteve se behet fjale për nje pamflet politik dhe tentative për te destabilizuar vendin.Por kreu i grupit parlamentar te partisë aleate te Mustafes ne koalicion, PDK-se, Zenun Pajaziti, e ka kritikuar kryeministrin se ne fjalën e tij është ndalur gjate ne arritjet e qeverise, duke i përvetësuar shumicën e tyre dhe duke mos përfaqësuar unitetin e koalicionit. Sipas Pajaziti, PDK do te votoje ne interes te qytetareve, duke paralajmëruar indirekt se PDK do ta mbështesë mocionin.Kjo solli reagimin e kreut te grupit te LDK-se, Ismet Beqiri, i cili tha se PDK po shkel marrëveshjen e koalicionit, pasi nje nga pikat eshte mospërkrahja e mocioneve te opozitës.Pas diskutimeve pritet qe mocioni te hidhet ne votim dhe nëse ai merr mbështetjen edhe te PDK-se, siç pritet, i mbetet presidentit Thaçi ta çoje vendin ne zgjedhje te parakohshme, ose te caktoje nje mandatar te ri nga koalicioni per një qeveri te re

Free Traffic Exchange