http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor per te kërkuar shpalljen te paligjshme te regjistrimit te kandidateve per deputetet ne zgjedhjet e 18 qershorit. Sipas opozitës, afati per regjistrimin e kandidateve ne Kodin Zgjedhor ka përfunduar ne 28 prill dhe KQZ i ka pranuar listat ne datën 29 ne kundërshtim me ligjin. Nga çadra e protestës, lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar gjyqtaret e kolegjit te japin drejtësi.?Në qoftëse me presione apo zhage Kolegji zgjedhor vendos tu thotë shqiptarëve se 17 plus 31 plus 2 bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë Kolegji zgjedhor, ligji zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së vjetër do të merren përpara nga bashkimi i shqiptarëve për Republikën e Re.?Ne prag te mbërritjes se zëvendës ndihmës sekretarit amerikan te shtetit Hoyt Yee, Basha ka deklaruar se është skeptik per arritjen e nje marrëveshje.?Nuk ka negociator në botë ta bëjë Edi Ramën të pranojë faktet katërçipërisht të njohura e të pranuara nga bota për drogën, krimin, korrupsionin dhe ta bëjë të pranojë përgjegjësinë për t?i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Unë e shpresoj dhe jam i gatshëm që të marr përgjegjësitë e mia me dialog për ta çuar drejt zgjidhjes politike, e shpresoj dhe i lutem Zotit që kjo të ndodhë. Por në veçanti pas dy takimeve shterpë nuk kam asnjë dyshim se Edi Rama nuk do t?i bindet zërit të arsyes, as forcës së argumentit por vetëm imponimit të shqiptarëve të bashkuar.?Basha ka akuzuar serish ambasadoret se janë te korruptuar.?Po, droga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm i shqiptarëve ishte fshirë nga mediat e kapura nga qeveria, ishte fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar ndërkombëtar në Tiranë, të cilët nuk raportonin drogën, nuk raportonin kriminelët edhe kur këta gjakosnin qytetarët në dyert e stacioneve të policisë të korruptuar të Edi Ramës dhe që sot janë bashkëfajtor me Edi Ramën dhe nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku e kanë futur veten e tyre. Sepse kanë mohuar krimin, sepse kanë mohuar drogën dhe janë bërë njësh me Edi Ramën, jo për interesat e Bashkimit Europian, jo për interesat e aleatëve tanë strategjikë por vetëm për xhepat e tyre të korruptuar.?Basha u ka bere thirrje qytetareve te bashkohen ne protestën e se shtunës per ndërtimin e republikës se re.