“Policia nuk ndërhyn në zgjedhje” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-06 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një klimë të acaruar politike, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, garantoi se procesi zgjedhor do të zhvillohet në zbatim të plotë të ligjit. Nga Shkodra, ai theksoi se Policia do të luajë rolin e saj në respekt të përcaktimeve Kushtetuese.?Zgjedhjet e 18 Qershorit janë absolutisht të garantuara, sepse zgjedhjet në përgjithësi i garanton Kushtetuta dhe ligji. Dhe Policia është në funksion të respektimit dhe garantimit të Kushtetutës e të Ligjit. Dhe Policia vetëm bën detyrën që i ngarkon ligji.?Për Petrit Vasilin, ministër i Drejtësisë, njëherësh drejtues i LSI-së, konfliktet politike pengojnë jo vetëm zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe zhvillimin ekonomik e social në vend. Ndaj theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës.Deklaratat dy ministrat e kabinetit ?Rama? i bënë pas ceremonisë së përurimit të godinës së Gjykatës së Apelit, rrethi Shkodër.