Këshilltari për ekonominë pranë Pa" />
Këshilltari për ekonominë pranë Pa"/>

Ekopolitikë - "Bilanci ekonomik i Ramës"

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilltari për ekonominë pranë Partisë Demokratike, Armand Teliti i ftuar në ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se të besosh se ka zgjedhje të lira dhe të ndershme është naivitet.
Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve thotë se klima aktuale është më e mira.
Ermal Telha, sekretar për çështjet ekonomike në PDIU thotë se pasojat në fund i pësojnë qytetarët.
Pjesë nga debatet:
Teliti: Do të jetë një protestë paqësore por tërësisht e vendosur. Sot zgjedhjet janë të cenuara nga droga dhe krimi. Pasoja më të mëdha në ekonominë shqiptare është se drejtohet nga persona të kriminalizuar.
Sot kemi kanabizimin e ekonomisë shqiptare. Jeni të gjithë dëshmitarë se sot 82 ditë nuk kemi një lule të këputur dhe një gurë të hedhur. Ajo që kërkojmë është që shqiptarët të votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Në qoftë se ndonjë prej nesh mendon se mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ky është naivitet.
Zusi: Ma gjej një shqiptarë që u dërgua me dhunë në kutinë e votimit. Nuk kam parë klimë zgjedhjesh më të mira gjatë gjithë këtyre viteve. Unë kam parë edhe çadra të ngritura si puna juaj për hapje kutish dhe as kjo nuk është realizuar. Besoj që zgjedhjet do të jenë minimalisht të barabarta se sa janë bërë në 27 vite. Nuk do të them perfekte, por nuk do të jenë më të këqija.
Telha: Çfarë ka të përbashkët midis dy partive të mëdha që për 27 vite e kanë marrë në qafë këtë popull. Ne kemi sipërmarrjet tona që janë të cenuara çdo ditë nga pasiguria. Çfarë kanë bërë paraardhësit tuaj dhe çfarë bëni ju në të njëjtën gjatësi vale me ta? Rrugët që bllokuat ju nuk u shoqëruan me djegie gomash. Hap cilësor. Qytetarët marrin atë peshën kryesore të këtyre politikave të pamenduara mirë. Për sa kohë ju mendoni se duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk duhet ta dhunoni sistemin me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/teliti-te-besosh-se-ka-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme-eshte-naivitet/

Free Traffic Exchange