Përdorimi i kanabist tek të rinjtë njeh rritje.
Ky është rezultati i një studimi të publilkuar sot nga ana e Institutit të Shëndetit Publik.
Gentiana Qirjako, përfaqësuse e e Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh para mediave se të rinjtë, në raport me popullsinë kanë një trend rritje në ëprdorimin e substancave të ndaluara, kryesisht kanabis.
Rezultatet e këtij studimi apo edhe studimeve të tjera mbi domethëniën dhe sjelljet e shëndetshme në Europë, u prezantuan në konferencën e përbashkt të Institutit të Shëndetit Publik si dhe përfaqësive të ministrive të shëndetit në rajon dhe organizatës botërore të shëndetësisë.