Ora News – Këshilli i Investimeve rekomandon lehtësimin e proçedurave doganore

2017-07-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të hyrjes në fuqi të kodit të ri doganor, Këshilli i Investimeve në mbledhjen e së martës i ka rekomanduar qeverisë lehtësimin e mëtejshëm të proçedurave në këtë sektor. Gjithashtu Këshilli i Investimeve sugjeroi përgatitjen në kohë te legjislacionit sekondar doganor dhe konsultimi me biznesin.
Këshilli i Investimeve i rekomandon qeverisë lehtësimin e mëtejshëm i procedurave doganore.
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Investimeve gjithashtu sugjeron përgatitjen në kohë e legjislacionit sekondar doganor referuar hyrjes në fuqi të Kodit të Ri Doganor në 1 Qershor 2017 dhe konsultimi me biznesin, si një praktikë e mirë për nxitjen e partneritetit.
Ministrja, Milva Ekonomi, kërkoi që kodi i ri doganor dhe mundësitë që ai ofron të kthehen në një instrument i cili të ndihmoje konkurueshmërinë.
Ekonomi: ?Ne e dimë se në fillim të vitit 2015, në doganën e portit të Durrësit, u vendos kanali jeshil. Jo vetëm në Këshillin e Investimeve, por edhe në Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë dhe në Komisionin për Vlerësimin e Masave për Importet ne kemi diskutuar disa herë për kanalin jeshil dhe për lehtësirat që ky kanal ose kjo mënyrë komunikimi i jep biznesit duke shkurtuar kohën e procedurave dhe barrierave administrative që ato kanë në momentin që ato bëjnë shkëmbime mallrash. Koha e matur lëviz nga 3 orë që ishte përpara vendosjes së kanalit jeshil në 10 minuta sot. Kjo do të thotë se për biznesin është më shumë kohë, më pak shpenzim, natyrisht dhe arritje më e shpejtë e tregut destinacion?.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/ekonomi/keshilli-i-investimeve-rekomandon-lehtesimin-e-procedurave-doganore/