Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të pazakonta i ka cilësuar zgjedhjet e 18 qershorit, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Teksa prezantoi kandidatët për deputetë, Idrizi tha se situata aktuale politike është rrjedhojë e konfliktualitetit politik prej 27 vitesh si dhe i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.
Edhe pse PDIU do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, për kryetarin e kësaj force politike proçesi është i pazakontë, ndërsa fushata e cunguar.
Sipas Shpëtim Idrizit, kjo situatë politike është produkt i konflikltualitetit 27 vjeçar, por edhe i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.
Idrizi: Janë produkt krejt i shëmtuar i konfliktualitetit politik në këto 27 vjet në politikën shqiptare, por veçanërisht i ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008. Të gjithë jemi të bindur që me këto lojëra politike as nuk kemi kohë, as nuk kemi mundësi, por as nuk kemi gojë të kërkojmë që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.
Shqipëria ndodhet në një skenë të rrezikshme ballkanike, e papërgatirur për sfidat kombëtare.
Idrizi: Ne po zihemi për mustaqet e shkulura të politikës, duke rrezikuar që edhe njëherë të jemi të papërgatitur për sfidat e mëdha kombëtare.
Ndërsa kandidatja për deputete, njëkohësisht kryesuesja e listës së Tiranës, Mesila Doda, tha se PDIU-së ka detyrim të pëfaqësojmë gjithë ata njerëz, që ende kanë dëshirë të shohin një të djathtë moderne, të fuqishme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-zgjedhje-te-shemtuara-fushate-elektorale-e-cunguar/